Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), mbajti sot ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për subvencionimin e 35 ndërmarrjeve për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.
Sipas komunikatës së lëshuar nga MINT, kjo skemë, e cila është në funksion të zbatimit të Politikës Industriale, ofrohet për sektorët prioritarë të identifikuar gjatë analizës së performancës industriale dhe studimeve të zinxhirëve të vlerës për zhvillim industrial, transmeton Arbresh.info.
Ministrja Hajdari, para të pranishmëve, tha se përkrahja për bizneset vendore është një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke përmendur edhe mbështetjen e deritanishme të 322 ndërmarrjeve përmes granteve, në vlerë prej 11.86 milionë euro, në fushat e avancimit të makinerive prodhuese, certifikimit të produkteve, fuqizimit digjital dhe trajnimeve për zhvillim të biznesit, ku 40% e përfituesve të granteve janë gra.
Përveç kësaj, ministrja Hajdari tha se janë mbështetur edhe 395 ndërmarrje në vlerë prej 12.4 milionë euro, të përzgjedhura nga MFPT për masën 2.1, me subvencionim të kredisë me 15% të shumës dhe për ato me 5% të shumës, duke u zotuar se përkrahja për bizneset do të jetë e vazhdueshme.
“Këto subvencione që u dhanë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, kanë për qëllim rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese, rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksportit, zvogëlimin e deficitit tregtar dhe hapjen e vendeve të reja të punës.”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/







Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...