Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanka, dhe Atasheun e Mbrojtjes, Kolonel Saito Tomu.
Ministri njoftoi se gjatë takimit kanë biseduar për bashkëpunimin e tanishëm, si dhe gjetjen e formave të reja për thellimin e këtij bashkëpunimi.
“Kisha kënaqësinë që sot të pres në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Keisuke Yamanka, dhe Atasheun e Mbrojtjes, Kolonel Saito Tomu.Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimin e tanishëm, si dhe gjetjen e formave të reja për thellimin e këtij bashkëpunimi”, shkruan Ministri në Facebook.
Tutje, Maqedonci ka falënderuar Yamanka-n për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka shfaqur për shtetin dhe popullin e Kosovës.
“Z. Yamanaka i shpreha falënderimin tim për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka shfaqur për shtetin dhe popullin e Kosovës. Me Japoninë ndajmë vlera dhe qëndrime të përbashkëta, andaj dhe partneriteti ynë bazuar në besimin e ndërsjellët është i gjatë dhe i qëndrueshëm”, shkruan ai./Arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore