Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka riguar pas aksidentit rrugor ku mbeti i vdekur një pjesëtar i KFOR-it.
Maqendonci shprehi ngushëllime familjes dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it.
“Gjatë ditës së djeshme në një aksident rrugor humbi jetën tragjikisht pjesëtari i KFOR-it italian, Claudio Caddedu. Me dhimbje të madhe shprehi ngushëllimet e mija familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre. Lavdi”, shkruan ai.
Ndryshe dje KFOR-i, ka konfirmuar se viktima e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë është një ushtar italian.
Sipas njoftimit, fillimisht ushtari në gjendje të rëndë u transportua me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë, ndërsa rreth orës 16:50 i njëjti ka ndërruar jetë.
“Në makinën e përfshirë në aksident ndodhej edhe një ushtar tjetër, i cili me ambulancë u transportua në spital me një gjendje më të qëndrueshme në “Cam Villago Italia” dhe më pas u dërgua në spitalin ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, thuhet në njoftim, transmeton Arbresh.info.
Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje rreth një aksidenti me fatalitet që ka ndodhur dje në rrugën Pejë-Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një ushtar i KFOR-it.
Sipas Policisë, personi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin pas tretmanit mjekësor i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, shkruan Arbresh.info.
Ndryshe, në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa kanë mbetur të lënduar tre persona.
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, përfshihet një veturë e KFOR-it
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretm...
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në...