Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një intervistë për “The Guardian”, ka thënë se pret që të ruhet qasja për pavarësinë e Kosovës dhe që shteti i Malit të Zi t’i ruajë raportet fqinjësore.
Milatoviq, ka theksuar se orientimi properëndimor i Malit të Zi nuk duhet të ndryshojë, edhe pse aleati i tij ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me parti proserbe për të formuar qeverinë e re, pas zgjedhjeve parlamentare në verë.
“Si president kam qenë i qartë që nga zgjedhjet se tri objektivat në politikën e jashtme mbesin: Anëtarësim më kredibil në NATO, 100 për qind rreshtim me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë sanksionimin e Rusisë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe raporte të mira fqinjësore, përfshirë me Serbinë dhe Kosovë. Këto janë parimet që i pres nga Qeveria e re”, ka theksuar ai për “The Guardian”.
Duke folur për qeverinë e re të Malit të Zi, Milatoviq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të vë në funksion zotimet për zgjerim./rtk
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...