Bashkimi Evropian ka ftuar në Bruksel kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Për këtë temë dhe për zhvillimet politike në Kosovë, në ‘Lajmet e fundit”, ka folur deputeti i GUXO-së, Haxhi Avdyli.
Deputeti i GUXO-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se duhet të ndryshohet formati i dialogut. Sipas tij, Serbia në kohën e dialogimit ka bërë agresion ndaj Kosovës dhe kjo duhet marrë parasysh në dialog.
“Serbia ka bërë agresion ndaj Kosovës dhe me këtë ajo ka shpërfaqë fytyrën e saj. Ka shpërfaqë politiken e Millosheviqit’, ka thënë Avdyli, duke shtuar se miqtë ndërkombëtar e kanë kuptuar kush është Serbia.
Duke folur për veriun, ai ka thënë se policia e vendit është ne çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur sovranitetin dhe duke luftuar kontrabandën në atë pjesë.
Duke folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit, Avdyli ka se Serbia nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë dhe duhet t’i dorëzoj terroristët që sulmuan më 24 shtator.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...