Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku nesër do të marrin pjesë në takimin e parë të FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-2027.
Kryetari Fetahu është nënkryetar i këtij komisioni, ndërsa Dushku është anëtare e Komisionit.
Për Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së ky është mandati i saj i dytë si anëtare e këtij komisioni, ndërsa për Fetahun kjo është hera e parë.
FIBA Europe Youth Commission është një nga komisionet më të rëndësishme dhe më aktive të FIBA Evropës.
Takimi i Komisionit do të zhvillohet në Munih të Gjermanisë nga ora 10:00 dhe është planifikuar të zgjasë deri në ora 16:00.
Në rend të ditës janë 17 pika të cilat do të diskutohen, ndër to janë edhe garat zyrtare për të rinjtë më 2024, kushtet financiare për garat, Youth Development Fund (YDF), Her World Her Rules (HWHR), basketbolli 3×3 te kategoritë e reja, mini-basketbolli dhe të tjera.
Kujtojmë se krahas si nënkryetar i këtij Komisioni, i pari i FBK-së është edhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës, kurse Sekretarja e Përgjithshme gjithashtu është pjesë edhe e komisionit 3×3 të FIBA Botës,përcjell Arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit