Këshilli i Jashtëm i BE-së, kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, do të mbajë takim në Luksemburg.
Në këtë takim i cili pritet të fillojë në 08:30 pritet të diskutohet mes të tjerash edhe për situatën mes Kosovës dhe Srbisë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçqanit.
“Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të prekë, ndër të tjera, situatën mes Serbisë dhe Kosovës, Kinën dhe Sahelin”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Në njoftim theksohet se BE-ja u ka kërkuar të dyja palëve që të kontribuojnë urgjentisht në de-përshkallëzim dhe kthim në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura, angazhimet në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Gjatë këtij takimi, Këshilli do të diskutojë edhe situatën në Izrael dhe në rajon, pas veprimeve brutale të Hamasit dhe sulmet terroriste pa dallim kundër Izraelit dhe ngjarjet që po shpalosen në Gaza.
Agresionin rus kundër Ukrainës, duke u fokusuar në angazhimet e BE-së për sigurinë, dhe zhvillimet në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Sipas njoftimit, ministrat e BE do të marrin pjesë më pas në takimin e 19-të Ministror BE-Azinë Qendrore me Kazakistani, Republika e Kirgistanit, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani./Arbresh.info/
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik