Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë zjarri lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.
Policia njofton se ata i takojnë moshës së mitur, dhe njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK, dhe dy të tjerë janë në arrati.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44. Tre viktima meshkuj kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti në procedurë hetimore./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tre persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund