Shoqata e Policëve Shqiptarë në ShBA dhuroi 60 mijë dollarë, për familjen e policit hero, Afrim Bunjaku.
Policët shqiptaro-amerikan të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare të zbatimit të Ligjit në SHBA, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.
Të pranishëm ishin Konsulli i Përgjithshëm – Ambasador Blerim Reka dhe stafi i tij.
Ky çek dedikuar familjes së heroit Afrim Bunjaku në mënyrë simbolike, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York si dhe themeluesi i Shoqatës Elton Shametaj iu dorzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, raporton RTKlive.
Policët shqiptaro-amerikanë me këtë akt edhe njëherë dëshmuan qartë atdhedashurinë e tyre.
“Ky akt i tyre e bënë krenare edhe gjithë diasporën dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijera kilometra larg ata bashkëndiejnë rrënjet e origjinës dhe se ritmi I jetës se tyre është i lidhur ngusht me fatet e atdheu”, thuhet në njoftim të shoqatës së tyre.
Nuk është ky aksion i parë që policët shqiptaro-amerikan kanë ndërmarrë.
Ata edhe më herët, përmes shoqatës së tyre, kanë kryer disa aksione për të përkrahur kolegët e tyre në Shqipëri dhe gjithandej trojeve shqiptare. E tërë fushata është realizuar përmes GoFundMe.



Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus