Manchester United ka njoftuar se Casemiro nuk është i disponueshëm për të luajtur kundër Sheffield United të shtunën.
“Pas stërvitjes sonë më herët të enjten, u zbulua se Casemiro nuk do të jetë në dispozicion, pasi u detyrua të vonojë kthimin e tij nga detyra ndërkombëtare me Brazilin”, shkruan Manchester United në rrjetet sociale, transmeton klankosova.
Mesfushori pësoi një goditje në kyçin e këmbës, ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Brazilin, pasi trajneri Fernando Diniz konfirmoi se ai kishte kërkuar të zëvendësohej gjatë barazimit 1-1 kundër Venezuelës javën e kaluar.
Mungesa e Casemiros është e fundit nga shumë që ka goditur skuadrën e Erik ten Hag.
Ata janë tashmë pa Luke Shaw, Tyrell Malacia, Lisandro Martinez, Aaron Wan-Bissaka dhe Amad Diallo.
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...