Mundësitë për investime në energji dhe infrastrukturë ishin në qendër të takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me drejtuesit e Limak Holding dhe Çalik Holding.
Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, takuan sot Nihat Özdemir, themelues i Limak Holding, dhe Ahmet Çalik, themelues i Çalik Holding, së bashku me përfaqësues nga kompanitë e tyre përkatëse, përcjell Arbresh.info.

Diskutimet u përqendruan rreth eksplorimit të mundësive për investime në fushën e energjisë dhe infrastrukturës brenda Kosovës.
Kurti theksoi rëndësinë e investimeve të huaja në përmirësimin e këtyre sektorëve.
Takimi, i cili u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, u karakterizua me frymë bashkëpunimi dhe përkushtim të përbashkët për nxitjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Gjatë diskutimeve, Özdemir dhe Çalik shprehën interesimin e tyre për investime të mundshme që mund të kontribuojnë në përparimin ekonomik të Kosovës.
Ata theksuan ekspertizën e kompanive të tyre në projektet e energjisë dhe infrastrukturës, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme.
Kurti ritheksoi zotimin e institucioneve të Kosovës për të krijuar kushte të favorshme, konkurrencë të barabartë dhe transparencë për investitorët e huaj./Arbresh.info

FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët