Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” dhe autobotin tip “MAN”.
Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, dhe pasagjeri në këtë automjet, të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, pasagjerja në këtë automjet dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”,./abcnews/
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...
Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...