Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar në Shtabin e Përgjithshëm në kampin “Film City”, me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas me të cilin biseduan për sigurinë në Kosovë.
Hovenier përmes një postimi në platformën “X”, ka vlerësuar përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
“Jam i nderuar të takoj dje Ozkan Ulutas në kampin ‘Film City’. Përsëritëm angazhimin tonë të vendosur ndaj Misionit të NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë. Vlerësova përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info



Honored to meet MG Özkan Ulutaş at Camp Film City yesterday. Reiterated our firm commitment to @NATO‘s Mission to ensure freedom of movement and a safe and secure environment in Kosovo. Appreciate KFOR’s efforts to promote security and stability in Kosovo. https://t.co/WygGc5IVm0
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 19, 2023
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...