Komisioni Parlamentar për Buxhet ka diskutuar për keqpërdorimin e ujit të pijshëm, derisa aty u ngritën dyshime se miliona euro humbje i janë shkaktuar buxhetit për shkak të mos-raportimit të saktë të sasisë së ujit të prodhuar nga ndërmarrjet e ujësjellësit.
Në veri të vendit nuk dihet kush sa ka harxhuar.
Dhjetëra miliona euro humbje dyshohet se i janë shkaktuar buxhetit në 10 vitet e fundit për shkak të mos deklarimit të saktë të ujit të prodhuar e mos-faturimit të tij nga ndërmarrjet e ujësjellësit.
Sipas vlerësimeve të bëra vetëm KRU Prizreni gjatë 2022-s ka raportuar mbi 70% më pak ujë sesa është prodhuar.
Faturimi i ujit vazhdon të jetë edhe më tej problematik në veri të vendit.
Bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, anëtarët e këtij komisioni shqyrtuan në parim edhe Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore./rtk
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...