Presidentja e vendit, Vjosa Osmani këtë vit festën e lashtë të Darkës së Lamës e ka shënuar së bashku me Policinë e Kosovës në kampin ‘Enver Zymeri’ në Mitrovicë.
Kësaj radhe, Osmani ka zgjedhur të festoj me pjesëtarët e Policisë së Kosovës në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët sic thotë ajo, shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurte, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se prezentë ishin edhe familjarët e policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë edhe familjen e heroit, Afrim Bunjaku.
“Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...