Jo vetëm skuadrat kosovare do të paraqiten në garat evropiane, por do të kemi dhe gjyqtar e vëzhgues në këto gara.
FIBA Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija do të jetë vëzhgues në ndeshjen e grupeve në FIBA Europe Cup Women mes Ragusa Dubrovnik dhe Bursa Uludag Basketbol, shkruan Arbresh.info.
Po në këtë sfidë do të gjykojë gjyqtari i njohur nga Kosova, Xhelal Mumini.
Ky takim do të zhvillohet të enjten, më 19 tetor nga ora 18:00 në Dubrovnik të Kroacisë.
Kjo është edhe një ndeshje ndërkombëtare për Kurshumlijën dhe Muminin, ndërsa kanë qenë të deleguar në shumë evente evropiane./Arbresh.info/
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar