Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale, G.I, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” .
Sipas aktakuzës, i pandehuri G.I, me datë 10 gusht të vitit 2023, rreth orës 21:45, në sheshin “Ibrahim Rugova” të Istogut, tenton t’i kryer dy vrasje duke tentuar t’i privoj nga jeta dy të dëmtuarit, E.G dhe Z.Gj, derisa i pandehuri G.I, hyn në një lokal dhe sapo vëren të dëmtuarin E.G, pa folur fare me viktimën, me thikë e godet në regjionin e barkut duke i shkaktuar plagë shpuese dhe tej shpuese, dhe me pas, pa folur fare shkon në drejtim të dëmtuarit tjetër, Z.Gj, të cilin e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe shqyese, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka