Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë bënë të ditur se është zvogëluar numri i listës së pritjes për raste ambulantore për Rezonancë Magnetike (MRI).
“Bazuar në raportin e Klinikës së Radiologjisë, është zvogëluar lista e pritjes për raste ambulantore për Rezonancë Magnetike (MRI), në vetëm 3 muaj e gjysmë, nga më shumë se një vit sa ishte më parë, përderisa për pacientët e shtrirë në klinika, nuk ka fare listë të pritjes. Bazuar në raportin 9- mujor të punës, në Klinikën e Radiologjisë janë kryer 9 mijë e 683 Rezonanca Magnetike, 23 mijë e 751 pacientë në Tomografi të Kompjuterizuar (CT), bënë të ditur QKUK, raporton Arbresh.info.
Brenda muajit, në Klinikën e Radiologjisë, kryhen 12 mijë e 500 deri në 14 mijë ekzaminime të ndryshme diagnostike për pacientët.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, aktualisht ka në funksion 3 Rezonanca Magnetike, gjë që ka mundësuar që të bëhet reduktimi i listave të pritjes.
Këtë reduktim e ka ndihmuar edhe instalimi i aparatit të Rezonancës Magnetike në Spitalin e Pejës./Arbresh.info/
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...
Yamal i bashkohet disa fëmijëve në një ndeshje futbollit gja...
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...