Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se ka burime që kryeministri Albin Kurti ka dhënë mesazhe se nuk do e pranojë asociacionin.
Më tej ai nënvizoi se Kurti po luan me dy standarde gjë që sipas tij është në dëm të Kosovës.
“Të gjithë burimet nga Berlini janë se Albin Kurti ka dhënë mesazhe se nuk do ta pranojë asociacionin. Ka dy rrugë ose do i mbash me dhunë serbët në Veri ose do bashkëjetosh me ta. Ne nuk na intereson një plan B i amerikanëve dhe i evropianëve.
Albin Kurti duhet patjetër të japë garancinë e bërjes së Asocacionit brenda kompetencave kushtetuese që ai mundohet ta shmangë. Pra loz me dy standarte. Nuk mund të ketë dy qasje, është vetëm një zgjidhje e cila duhet t’i hapë rrugë dialogut. Vuçiç po luan shah mat. Nëse nuk do hapet dialogu Kosova nuk do të përfitojë as nga fondet, as nga heqja e sanksioneve”- tha ai.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja