Komuna e Malishevës ka njoftuar se 215 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e dyshimit të helmimit.
Në njoftimin e komunës në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se situata poo shkon drejt normalizimit, shrkuan Arbresh.info.
“Situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi, gjatë pasditës së sotme ka filluar të shkoj drejt normalizimit, por pavarësisht kësaj, monitorimi dhe kujdesi i shtuar do të vazhdoj nga ana e personelit së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe organeve tjera kompetente.”
Stabilizimin e situatës e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, bën të ditur komuna.
“Sipas tij, gjatë pasditës situata ka filluar të normalizohet.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, lidhur me rastin Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit K.Sh., pronari i lokalit ku dyshohen se u shkaktua helmimi.
K.Sh dyshohet për për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”/Arbresh.info/
Lexo edhe:
Shkon në 205 numri i qytetarëve që dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një lokal në Malishevë
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali