Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk e sheh opsion dorëheqjen nga posti që ai mban, në mënyrë që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve.
Peci ka deklaraur se e rrugës në këtë kohë është një takim i përbashkët mes kryetarëve të komunave të veriut, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit dhe kryeministrit Albin Kurti.
“Është e rrugës të takohemi katër kryetarët bashkë me kryeministrin dhe të shohim se cila është më e mira për vendin”. ka deklaruar ai.
“Për dorëheqje për momentin s’jemi aspak, s’e shohim të rrugës. Ende përfundimisht s’e kemi caktuar ndonjë datë, por e kemi pasur një bisedë”, ka deklaruar Peci për Klan Kosova.
Ai tha se ndonëse nuk është caktuar koha e mbajtjes së këtij takimi, atë do ta realizojnë së shpejti.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës