Amabasadori amerikan, Jeffrey Hovenier i është bashkuar një grupi hebrenjsh të cilët kanë ndezur qirinj në kujtim të viktimave izraelite të vrara deri tash si pasojë e sulmit nga grupi palestinez Hamasi.
Me anë të një postimi në X, Hovenier ka thënë se se sulme të tilla terroriste nuk mund të justifikohen dhe se ShBA qëndron me Izraelin.
“Sonte, iu bashkova komunitetit hebre kosovar në një vigjilje për jetët izraelite të humbura në sulmet e tmerrshme nga Hamasi. SHBA-ja dënon pa mëdyshje këto sulme të tmerrshme. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit”, shkroi Hovenier.
Raportohet se mbi 1200 izraelitë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe Izraelit.
Të vdekur kanë mbetur edhe mbi 1400 palestinezë./Arbresh.info./
Tonight, I joined the Kosovan Jewish community at a vigil for the Israeli lives lost in the horrific attacks by Hamas. The U.S. unequivocally condemns these heinous attacks. There is never any justification for terrorism. We stand in solidarity with the people of Israel. pic.twitter.com/25fz8V0thB
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 12, 2023
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...