
Press Conference NATO Secretary General Jens Stoltenberg
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s kanë në vëmendje edhe zhvillimet e fundit në Kosovës pas sulmit të armatosur në Banjskë.
Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, në nisje të takimit në Bruksel, tha se për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, aleanca ka shtuar prezencën përmes trupave të KFOR-it.
“Ne nesër do të takohemi dhe do të trajtojmë parandalimin dhe mbrojtjen; Ne ramë dakord për planet e reja të mbrojtjes në samitin Vilnius dhe tani gjithçka ka të bëjë me zbatimin e këtyre planeve të mbrojtjes me 300.000 trupa në gatishmëri të lartë. Ne gjithashtu do të trajtojmë misionin dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë praninë tonë në Irak, duke ndihmuar në parandalimin e kthimit të ISIS-it, si dhe praninë tonë në Kosovë, ne kemi parë tensione të shtuara atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, deklaroi Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s./a2cnn
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura