Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës arrestoi të martën një person me inicialet T.B nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të e veprës penale të Krimeve të luftës.
Mirëpo, një ditë më vonë, (sot) me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës(PSRK), i njëjti është urdhëruar të lirohet, raporton Arbresh.info.
Sipas Prokurorisë Speciale nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj edhe është urdhëruar lirimi i tij i menjëhershëm.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, 10.10.23, është ndaluar personi me inicialet T.B. për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të e veprës penale të Krimeve të luftës. Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
I njëjti ishte ndaluar gjatë ditës së djeshme 10.10.23, për shkak të dyshimit se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës./Arbresh.info/
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet