Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është duke vazhduar ndërtimi i rrugës së Dukagjinit në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë.
Rama në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video ku shihet punimet e ndërtimit të rrugës, teksa thekson se kjo rrugë do të ua lehtësoj qarkullimin jo vetëm të banorëve të asaj zone por edhe të turistëve, shkruan Arbresh.info.
“Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...