Pesëshja e madhe, e cila përfshin të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të dërguarin i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, si dhe emisarët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë pritet të zbarkojnë për vizitë në Serbi në fund të muajit.
Siç raporton gazeta serbe ‘Novosati’, pritet të ketë presion më të madh në tryezë, që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, pesëshja e madhe pritet ta detyrojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi për bashkëpunim.
Siç shkruan kjo gazetë, kjo do të thotë se Serbia nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në OKB.
Ky ekip prej pesë anëtarësh ishte në Serbi më 20 janar, kur gjatë bisedës me Vuçiqin, fjalë për fjalë i vendosi një ultimatum shtetit serb për pranimin e planit franko-gjerman, për të cilin më vonë u ra dakord në Ohër.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...