Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Brestovc të Rahohecit nën dyshimin për mbajtje të pa autorizuar të armës.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur një armë automatike A47, dy karikatorë dhe 26 fishekë, shkruan Arbresh.info.
“Sot me datën 09.10.2023, pas një hetimi preliminar që është zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, në bashkëpunim edhe me Sektorin Rajonal të Hetimeve, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuar A. A., shtetas i Republikës së Kosovës kishte armë në pronësi të pa autorizuar, është kryer kontroll në vendbanimin e të tij në fshatin Brestovc-Rahovec. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47 me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë.”, thuhte në njofitmin e Policisë.
Pas intervisimit dhe përfundimit të procedurave tjera hetimore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...