Google ka realizuar një mjet të ri që lejon aplikacionet Android të përdoren në çdo pajisje që operon me shfletuesin Chrome. Aplikacionet Android tani mund të përdoren në pajisjet Windows, OSX dhe Linux. Softueri ka zgjeruar numrin e pajisjeve që mund të përdorin aplikacionet e Android dhe e bën më të lehtë për zhvilluesit që ta bëjnë kodin të funksionojë në pajisje të ndryshme.
Softueri, i quajtur Arc Welder, konverton aplikacionet Android në versione që mund të përdoren me shfletuesin Chrome dhe jo vetëm me këtë sistem operativ. Me softuerin Welder është shtuar edhe mbështetja për shumë shërbime në Google Play, kështu kur të konvertohen aplikacionet ata nuk do t’i humbasin aksesimin në sistemin e pagesave, hartat dhe funksione të tjera.
Aplikacionet e konvertuara do të funksionojnë po aq shpejt siç operojnë në një telefon ose tablet. Google do t’u japë mundësi gjithashtu zhvilluesve që të shfaqin krijimet e tyre në sa më shumë pajisje të jetë e mundur./arbresh.info/
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...