“Autokrat”, “akt klasik terrorist”, “burim i destabilizimit” dhe “Vladimir Vuçiq”, ishin vetëm disa nga nofkat dhe portretizimet të cilat iu vendosën presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Parlamentit Evropian të martën.
Këto portretizime e pseudonime, Vuciqit iu vendosën nga deputetët evropian në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, pas sulmit terroristë serbë më 24 shtator kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, më në fund është kuptuar kush është në të vërtetë Serbia dhe Vuciqi.
Sipas Selmanaj, u kuptua se Presidenti serb dhe Serbia kanë mbetur të njëjtë. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...