Një zëdhënës i Hamasit tha më herët për BBC se grupi militant kishte mbështetje nga aleati i tij, Irani, për sulmet e tij të befasishme ndaj Izraelit, duke thënë se ishte një burim krenarie.
Ghazi Hamad tha për programin Newshour të Shërbimit Botëror se edhe vende të tjera e kishin ndihmuar Hamasin, por ai nuk i përmendi ato.
Më herët, një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, konfirmoi se Republika Islamike i mbështeste sulmet, por nuk hyri në asnjë detaj.
Zëdhënësi i Hamasit pohoi gjithashtu se dhuna ishte në përgjigje të sulmeve nga kolonët hebrenj.
“Çdo ditë ata po ndërtojnë vendbanime, po na marrin tokat, po vrasin njerëzit tanë, po hyjnë në qytetet tona. Nëpërmjet ndërmjetësve, [egjiptianëve, Katarit apo OKB-së] ne u themi atyre që të ndalojnë, por ata nuk dëgjuan askënd.”/abcnews.al
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës