Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, ka kërkuar nga Serbia që autorët e sulmit terrorist të 24 shatorit në Kosovë, të dalin përpara drejtësisë.
Gjatë konferencës për shtyp nga Tirana, në përfundim të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Varheleyi bëri thirrje për rikthimin në dialog.
Ai nënvizoi se qëndrimi i BE-së është i qartë, se palët duhet të vijojnë dialogun dhe të implementojnë marrrëveshjet e firomsura në Ohër.
“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”- tha Varhelyi./euronews.al
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami