Federico Chiesa nuk ka kapërdirë aspak pezullimin e Juventusit me heqje pikësh sezonin e kaluar dhe nuk është fshehur aspak i pyetur për këtë çështje nga mediat italiane.
Sulmuesi i bardhezinjve tha se ndjek Ligën e Kampionëve dhe ndihet edhe më keq kur sheh që aty luan Milani, ndonëse doli i pesti në renditje dhe mungon Juventusi.
“E ndjek Champions-in dhe më gërryen përbrenda kur shoh që luan Milani, i cili doli i pesti sezonin e kaluar dhe ne që e merituam në fushë, duhet ta shohim nga televizori. Kemi kaluar dy sezone të turbullta dhe këtë vit kemi si objektiv rikthimin në Champions, por natyrisht për vetë historinë, nuk duhet të fshihemi edhe nga synime më madhore”, deklaroi Chiesa.
Sulmuesi i talentuar italian ka hedhur tërësisht pas krahëve dëmtimin këtë sezon dhe po luan në një rol të ri, më pranë portës, aty ku trajneri Allegri pret që ai të shënojë më shumë gola./ss
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj