Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se partia që ai përfaqëson e mbështet dhe përkrah Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.
Tahiri konsideron se ky është në amendament jashtëzakonisht i rëndësishëm.
“Në emër të PDK-së mbështes dhe e përkrah shqyrtimin propozimin e amendamentit të Kosovës të propozuar nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e personave të kufizuar. Konsiderojmë që një amendament i tillë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë”, u shpreh Tahiri.
Ai tha se duhet të kemi një angazhim më të madh në përkrahjen financiare ndaj këtyre personave, në mënyrë që të ndjehen të barabartë, si dhe të jenë pjesë e institucioneve si publike ashtu edhe private.
“Duhet të kemi një angazhim më të madh në përkrahjen financiare ndaj këtyre personave, duke i mbështetur financiarisht në secilën fushë të mundur, të bëjmë të mundur që këta persona të ndjehen të barabartë, duke filluar nga fëmijët, e pastat të angazhohemi më shumë që këta persona të jenë pjesë e institucioneve si në publik ashtu edhe private”, tha ai./Arbresh.info/
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici