Rusia po planifikon të krijojë një bazë detare përgjatë bregut të Detit të Zi në rajonin separatist të Gjeorgjisë të Abkhazisë, citohet të ketë thënë lideri i rajonit nga gazeta Izvestiya.
Aslan Bzhania, presidenti i vetëquajtur i rajonit separatist të mbështetur nga Rusia, tha se ishte nënshkruar një marrëveshje për një bazë të përhershme detare në rajonin Ochamchira.
“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje dhe në të ardhmen e afërt do të ketë një bazë të përhershme të marinës ruse në distriktin Ochamchira”, tha zoti Bzhania për Izvestiya.
“E gjithë kjo synon rritjen e nivelit të aftësisë mbrojtëse të Rusisë dhe Abkhazisë dhe ky lloj ndërveprimi do të vazhdojë.
“Ka edhe gjëra për të cilat nuk mund të flas”.
Rusia njohu Abkhazinë dhe një rajon tjetër separatist, Osetinë e Jugut, si shtete të pavarura në vitin 2008 pasi trupat ruse zmbrapsën një përpjekje gjeorgjiane për të rimarrë Osetinë e Jugut në një luftë pesë-ditore./abcnews.al
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...