Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje.
08:30
Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) organizon Forumin për Financim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, Rrjetin për Bankim dhe Financim të Qëndrueshëm (SBFN) dhe Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe SECO). Marrin pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, drejtori i ShBK-së, Petrit Balija etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Kuvendi i Kosovës shqyrton Propozim-amendamentin Kushtetues nr.27. (Kuvendi i Kosovës)
10:30
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës)
10:30
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon “Ditën e Arrës”. Marrin pjesë ministri i MBPZhR-eë, Faton Peci, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj etj. (Gjinoc, Suharekë)
11:00
Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës mban konferencë për medie. (Para objektit të Ministrisë së Bujqësisë)
13:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
14:00
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) mban konferencë me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ në rastin e Hidrocentralit “Soponica”. (Pallati i Drejtësisë)
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...