Lideri i grupit terrorist nga veriu i Kosovës, Milan Radoiçiq, ka qenë në Bosnje dhe Hercegovinë në dy muajt e fundit. Sipas hetimeve, Radoiçiq ka hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë vetëm një herë këtë vit, kur ka mbërritur në Banja Luka me aeroplan nga Beogradi në qershor. Dhe kjo është lidhja e vetme direkte e Milan Radoiçiqit me BiH-në këtë vit.
Drejtësia serbe njoftoi të martën pasdite se Milan Radoiçiq ka thënë se ka blerë armë për sulmin në Kosovë afër Tuzlës.
Sipas informacioneve të Hetimit, asnjë agjenci policore apo e sigurisë nuk ka informacion se Milan Radoiçiq apo dikush nga grupi i tij ka blerë armë në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat më pas janë përdorur në një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës./istraga
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge