Policia në Gjilan e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative, dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se shoferi ishte duke vozitur 228 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 120 km/h, përcjell Arbresh.info
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1