Policia i ka ndaluar të paktën 67 persona të martën në Turqi, teksa e kryen një aksion për t’i shënjestruar personat e lidhur me militantët kurdë.
Aksioni është duke u kryer disa ditë pas një sulmi vetëvrasës në Ankara.
Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, ka thënë se policia ka kryer bastisje në 16 provinca turke, duke i arrestuar 55 persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e një “strukture të inteligjencës” të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).
Të paktën 12 të dyshuar tjerë si pjesëtarë të PKK-së janë arrestuar në një operacion të ndarë në pesë provinca, ka thënë Yerlikaya në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
PKK-ja ka kryer kryengritje disadekadëshe në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Dhjetëra mijëra persona kanë vdekur prej nisjes së konfliktit më 1984.
Të dielën, një person e ka kryer një sulm vetëvrasës afër hyrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara, disa orë para se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të mbante një fjalim në Parlament.
Sulmuesi i dytë është vrarë nga forcat policore.
PKK-ja ka pretenduar se është përgjegjëse për sulmin./rel
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...