Një shpërthim i madh është regjistruar në Oksford të Britanisë mbrëmjen e së hënës. Shpërthimi është regjistruar nga banorët, të cilët kanë shpërndarë pamjet e zjarrit në rrjetet sociale.
Banorët e zonës raportojnë se në momentin e shpërthimit kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike.“Unë mendoj se është një zjarr i shkaktuar nga goditja e rrufesë që kaloi”, tha një dëshmitar.
Explosion North-West of Oxford. pic.twitter.com/d7ypIdvs2m
— Knocker (@Knocker) October 2, 2023
“Dëgjuam një gjëmim si bubullimë dhe pamë flakë nga larg. Horizonti u ngjyros për pak kohë.”, shkroi një tjetër në X. Kjo vjen pasi stuhia përfshiu zonën në mbrëmje ndërsa Zyra Meteorologjike lëshoi paralajmërin të verdhë për situatën e motit./abcnews.al
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan