Skuadra e Real Madridit do të dërgojë shefin e skautimit për t’i përcjellë dy lojtarë të Newcastle, në ndeshjen që skuadra angleze e luan ndaj Paris Saint Germain.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për ish lojtarin e Real Sociedadit, Alexander Isak dhe brazilianin e talentuar Bruno Guimaraes, kështu ka raportuar Defensa Central.
Isak po vazhdon formën e mirë edhe këtë sezon ku ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje.
Ndërsa edhe braziliani është duke kaluar në fomrë të mirë.
Kjo dyshe është shumë e pëlqyer nga trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.
Megjithatë për t’i marrë Real Madridi këta dy lojtarë duhet të paguajë mbi 100 milion për secilin./Arbresh.info/
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...