Ministria e Brendshme e Turqisë (MBT) tha të dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.
Mediat turke raportuan më herët se një shpërthim u dëgjua afër Parlamentit dhe ndërtesave ministrore.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në rrjetin social X se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30 të dielën.
Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit. Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën.
Yerlikaya tha se sulmuesit mbërritën në kompleksin ministror me një veturë të vogël komerciale.
Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen ekipet e shpëtimit duke punuar pranë një veture të parkuar në zonën pranë Parlamentit të Turqisë dhe ndërtesave ministrore.
Policia e ka mbyllur qasjen në qendër të qytetit.
Dy oficerët e plagosur po trajtohen në spital dhe gjendja e tyre nuk është e rëndë, sipas mediave lokale./REL
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...