Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas mobilizimit të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999 dhe e di çka sjellë përballja me NATO-n, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ajo ka thënë se, përderisa Serbia kërkon rikthimin e betejave të humbura, Kosova duhet përqëndruar në sfidat e 2023-tës si konsolidimi i shtetësisë, fuqizimi i aleancave me SHBA-të dhe BE-në, Partneriteti për Paqe ashtu si dhe mbrojtja e minoriteteve.
“Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999. Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n. Përderisa Serbia dëshprimisht dhe pasukseshëm po mundohet t’i rikthejë betejat e humbura në të kaluarën, ne si Kosovë duhet të përqëndrohemi në sfidat e vitit 2023. Konsolidimin e shtetësisë, fuqizimin e aleancave me SHBA dhe BE, Partneritetin për Paqe me NATO, mbrojtjen e minoriteteve.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...