Sot, zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Liria është nikoqire e Malishevës, ku kjo e fundit po kalon nëpër një formë të mirë.
Prizrenasit pas humbjes tronditëse nga Feronikeli 74, do të tentojnë të rikthehen te rezultatet pozitive para shikuesve të vet.
Në anën tjetër, kryendeshja e ditës së sotme do të jetë ballafaqimi i Ballkanit me Llapin.
Llapi nën drejtimin e trajnerit Tahir Batatina e ka nisjen më të mirë në sezonet e fundit, duke u renditur në vendin e parë pas shtatë xhirove.
Megjithatë, këtë nisje synon ta prish kampioni aktual Ballkani, për ta rrëzuar klubin llapian nga vendi i parë.
Dy ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00. /klankosova.tv.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s