Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Task Forcës, në kuadër të Policisë Kufitare në Lindje, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren, ku si rezultat është identifikuar një mjet i dyshuar (kombi) pa targa, i cili është zënë në flagrancë duke hyrë ilegalisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.
Mallrat e kontrabanduar përfshijnë: 99 pako me nga 12 kg mjaltë, 1188 copë kavanoz qelqi, 100 pako me çajra për dobësim “Nerox”, 200 pako me çajra “Detoxs”, 300 copa sprej “Viga 150000”, 100 kutia x12 copë ”Exellent Q7” dhe 200 copa “Titan Gel”.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, dhe malli i dyshuar për kontrabandim dërgohet në terminal doganor./Arbresh.info





Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra