Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq ka thënë se njëri nga terroristët e arrestuarit serb ka statutin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Ai ka thënë se dëshiron t’ia “bëj ditën më të mirë Vuçiqit” me këtë lajm, shkruan Arbresh.info.
“Mora informacione se një nga terroristët e arrestuar serb në Kosovë ka kërkuar dhe ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. E di që nuk të intereson, por thjesht të njoh dhe po të bëj ditën më të mirë”, ka shkruar Sanduloviq në Facebook.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin terrorist të së dielës së 24 shtatorit në veri ndaj policisë së Kosovës ka shkuar në tetë./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës