Bukuroshja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, do të jetë anëtare jurie në kompeticionin e bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”.
Këtë rol të rëndësishëm e ka njoftuar faqja zyrtare e “Miss USA 2023” në llogarinë e saj në Instagram.
Krahas fotos së modeles së njohur, bëhet dhe një prezantim për karrierën e saj dhe veprat humanitare, që ka realizuar.
“Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, katapultoi famë në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Jugosllavi në vitin 2001.
Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, duke zbukuruar kopertinat e Vogue, Marie Claire, dhe më shumë.
Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë.
Ajo themeloi Fondacionin Emina’s Hand, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin Fundjavë Ndryshe, mbështet edukimin përmes Fondacionit Nazarian Family, mban një vend në bord në Fondacionin Shëndetësor Baptist, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit”, thuhet në faqen e Miss USA./abcnews.al

Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell