Ministri i Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla zbuloi të gjithë planin e hartuar nga serbët për të nisur një konflikt të përmasave të mëdha në Kosovë.
Sveçla tha se plani i terroristëve serbë të udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç dhe nën dirigjimin e Vuçiç, ishte destabilizimi i Veriut të Kosovës. Sipas tij armatimi i gjetur ishte armatim i një ushtrie të mirëfilltë për 200 persona të rekrutuar.
Terroristët sipas ministrit do të zbrisnin më në jug në vijën e lumit Ibër dhe do të pamundësonin futjen e policisë së Kosovës në të gjithë veriun. Më pas ata do të shpallnin autonominë, në një skenar të ngjashëm me planin e Putin për Donbasin në vitin 2014.
“Flitet për 200 persona potencialisht të rekrutuar të cilët do të ishin pjesë e këtij skenari. Plani ka qenë që ata të zbresin më në jug deri në vijën e lumit Ibër dhe përmes sulmeve të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”, tha Sveçla në një intervistë për Euronews Albania.
Ministri i Brendshëm të Kosovës shtoi se aksioni po vijon dhe policia e Kosovës ka gjetur kamionë dhe bulldozer të tjerë me armatime.
“Kjo është një logjistikë që e ka një ushtri e mirëfilltë. Numrat e armatimeve po shtohen. Kemi zbuluar dhe një autoblind tjetër. Ka kamionë dhe buldozerë të cilët kanë mbartur municione. Ka raketa hedhës më shumë, mina anti-tank më shumë, mina anti-personel më shumë. Kjo listë e gjatë po përditësohet. Ky mitroloz me nitroglicerinë as policia nuk e ka në zotërim, kjo është ushtarake dhe vjen drejtpërdrejtë nga depot e Serbisë”, tha Sveçla.
LEXO EDHE:
Sveçla paralajmëron arrestimin e Vuçiqit nëse hyn pa leje në Kosovë
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...