Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është duke u trajtuar në QKUK, pasi që pas një mosmarrëveshje verbale ai është qëlluar me armë zjarri.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime në dorë.
“Prishtinë/25.09.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë”, njofton policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...