Bashkimi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Prince Caffe Superligës.
Prizrenasit në Therandë kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 71:77, shkruan Federata e Basketbollit të Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri në minutën e gjashtë pranë rezultatit 13:13, kur më pas prizrenasit me një seri prej 0:9, e fituan çerekun e parë 13:22.
Mysafirët vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 17 pikë, 18:35, ndërsa pjesa e parë përfundoi 30:44.
Therandasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku afrojnë rezultatin minimalisht në 58:59, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 60:65.
Ylli tentoi rikthimin deri në fund, por nuk ia arriti qëllimi dhe Bashkimi fitoi 71:77, duke regjistruar fitoren e parë në këtë edicion dhe ia shkaktoi humbjen e parë therandasve.
Te Ylli më të mirët ishin Jalen Nesbitt me 13 pikë, tetë kërcime e tri asistime, Gëzim Morina me 19 pikë, tri kërcime e pesë asistime dhe Henrik Sirko me 13 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Erik Copes me 25 pikë e 14 kërcime, duke u ndihmuar nga Altin Morina me 21 pikë dhe Grant Lozoya me 11 pikë e tetë kërcime.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...