Votimi vazhdon në bashkinë e Kukësit, në një proces që në përgjithësi është raportuar i qetë.
Krahasuar me zgjedhjet vendore të 14 majit, këtë të diel më pak kuksianë i janë drejtuar Qendrave të Votimit. 51.62 për qind e qytetarëve ushtruan këtë të drejtë në 14 maj, një diferencë prej 7.56 për qind.
Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit./tch/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League